Sport

Dikur e urrenin, sot tifozët e Arsenal thërrasin në kor emrin e Xhakës, mesazhi i mesfushorit: U gëzova kur dëgjova...

Granit Xhaka ka dërguar një mesazh personal për tifozët e klubit pas fitore ndaj Brentford. Mesfushori dha një kontribut madhor në fitoren 3-0, duke asistuar në golin e dytë shënuar nga Jesus.

18 Shtator 2022, 19:53 Nga DOSJA

Dikur e urrenin, sot tifozët e Arsenal thërrasin në kor emrin e

ANGLI- Granit Xhaka ka dërguar një mesazh personal për tifozët e klubit pas fitore ndaj Brentford. Mesfushori dha një kontribut madhor në fitoren 3-0, duke asistuar në golin e dytë shënuar nga Jesus.

Xhaka është 'keqtrajtuar' shumë nga tifozët e Arsenalit që kur u transferua nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016. Mesfushori u përplas me tifozët gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace në 2019, gjë që bëri që atij t'i hiqej shiriti i kapitenit nga trajneri i atëhershëm Unai Emery. Tashmë mesfushori është kthyer në idhullin e tifozërisë.

Në takimin e fundit ndaj Brentford, tifozët e klubit londinez kanë kënduar për mesfushorin, ndërsa lojtari reagoi në llogarinë zyrtare të klubit me një video mesazh në shenjë mirënjohjeje për këngën.
Xhaka tha: “Hej djema, jam Graniti. Fitore e madhe, faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju keni qenë të mrekullueshëm, por u gëzova edhe kur dëgjova atë që ndodhi sot, ku në kor bërtitët emrin tim. Është një ditë shumë, shumë e veçantë dhe faleminderit përsëri, shihemi së shpejti."

E.Ç (Dosja.al)

xhaka arsenal

Sondazh

Poll