Aktualitet

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”! GJKKO shpall më 29 shtator vendimin

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg. Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim.

13 Shtator 2022, 14:49 Nga e.k
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për
Jak Prenga

TIRANË- Ka përfunduar hetimi për një prej të akuzuarve për Festim Bizhdilin, kopshtarin e resorit “Golden” dhe për Olsi Turajnin, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës.

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg. Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim.

Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga trupi i tij. Sipas Policisë autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën. Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg.

jan prenga spak gjkko

Sondazh

Poll