Aktualitet

Shoqëronte Ervis Martinajn, Lami kërkon lirimin, Apeli shqyrton kërkesën më 20 shtator

Nga hedhja e shortit, u zgjodh gjyqtarja Edlira Petri për të shqyrtuar çështjen.

13 Shtator 2022, 13:10 Nga A.B
Shoqëronte Ervis Martinajn, Lami kërkon lirimin, Apeli shqyrton
Momenti i shoqerimit i Jeton Lamit

TIRANË- Ish-efektivi i policisë, Jeton Lami kërkon masë më të butë sigurie. Lami, do të njihet me masën e sigurimit më datë 20 shtator, në orën 09:50. Gjykata e Apelit e Tiranës do të vendosë për fatin e personit që dyshohet se shoqëroi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në mënyrë që ky i fundit t'i shpëtonte aksioneve të Policisë. 

“Në Gjykatën e Apelit Tirane është riregjistruar çështja penale ( masa sigurimit),me person nen hetim Jeton Lami. Çështja është planifikuar për tu gjykuar me date 20.09.2022 ora 09:50”, thuhet në njoftim.

Nga hedhja e shortit, u zgjodh gjyqtarja Edlira Petri për të shqyrtuar çështjen. Pak javë më parë u zhvillua në Gjykatën e Kurbinit seanca për komunikimin e masës 'arrest me burg'. 

SI U ARRESTUA?

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku ish-efektivi është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune. Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në Forcën Operacionale. Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti. Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qënë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht, dhe Lami mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij. Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Më pas Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj. 

jeton lami ervis martinaj

Sondazh

Poll