Aktualitet

EMRI/ Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

44-vjeçari kishte futur 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore në një çantë që mbantë në kurriz teksa ndodhej brenda mjetit të transportit publik.

13 Shtator 2022, 13:10 Nga F.M

EMRI/ Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret

DURRËS- Një 44-vjeçar i identifikuar si Flamur Dani është vënë në pranga pasi po transportonte mina me telekomandë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Dani është arrestuar në Maminas nga Policia e Durrësit ditën e sotme, në mometin që zbriti nga urbani i qytetit. 44-vjeçari kishte futur 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore në një çantë që mbantë në kurriz teksa ndodhej brenda mjetit të transportit publik.

Njoftimi i policisë Shijak: Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për tregtim të lëndëve eksplozive. Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”. Transportonte 5 kallëpë lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Gjenden dhe sekuestrohen lëndët plasëse. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se një shtetas transportonte lëndë eksplozive me qëllim tregtimin e tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F. D., 44 vjeç, banues në Manzë, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 44-vjeçari u kap në flagrancë në Maminas, kur sapo kishte zbritur nga një automjet i transportit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shpinës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 kallëpë lënde plasëse C4 dhe 5 kapsolla detonatore. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit F. D.. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit flamur dani

Sondazh

Poll