Aktualitet

Dhunë dhe përndjekje ish-gruas, 32-vjeçarit shqiptar i mohohet leja e qëndrimit dhe dëbohet nga Italia

Autoritetet italiane si rrjedhojë morën vendimin për të vazhduar me dëbimin nga vendi drjet Shqipërisë për rrezik social duke i mohuar dhe rinovimin e lejes së qëndrimit për shkak të një sërë akuzash të rënda për dhunë në familje. 

13 Shtator 2022, 13:31 Nga d.a.
Dhunë dhe përndjekje ish-gruas, 32-vjeçarit shqiptar i mohohet
policia italiane

ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar akuzohet se ka kryer në disa raste ndaj bashkëjetueses, keqtrajtim të përbërë nga kanosje, rrahje, fyerje, akuza për të cilat burri do të gjykohet nga Gjykata e Luccas.

Sipas mediave vendase, autoritetet italiane si rrjedhojë morën vendimin për të vazhduar me dëbimin nga vendi drjet Shqipërisë për rrezik social duke i mohuar dhe rinovimin e lejes së qëndrimit për shkak të një sërë akuzash të rënda për dhunë në familje. 

Në dosjen e tij përfshihen krime kundër administratës publike dhe është gjithashtu nën hetim për dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur të cilës i kishte drejtuar vlerësim erotik. Shqiptari, në të kaluarën, duke bashkëjetuar me një shtetase italiane, tashmë i hetuar edhe për kërcënimet ndaj gruas dhe djalit të tij, akuzohet se gjatë muajve të fundit ka mbajtur një qëndrim shtypës dhe paragjykues ndaj partnerit të saj ri, i cili ka sjellë edhe akte të dhunshme.

Ndonëse kishte urdhë ndalimi për t'u afruar në shtëpinë e familjes dhe në vendet që frekuentonte e dëmtuara, ai kishte shkelur në mënyrë sistematike masat e urdhëruara nga gjyqtari, kështu që qershorin e kaluar e kishin arrestuar edhe karabinierët e pasi e kishin kapur mat në shtëpinë e gruas, pas një sherri tjetër.

policia italiane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll