Aktualitet

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen 6 persona në Tiranë

Ketyre personave iu janë gjetur lëndë narkotike.

13 Shtator 2022, 14:03 Nga A.B
Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen 6 persona në
Policia

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë. Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre personave, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, pasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza. Ata do të hetohen për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 6 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasit:

- D. Xh., 38 vjeç, A. S., 30 vjeç, D. (A). B., 44 vjeç, F. D., 22 vjeç dhe S. B., 24 vjeç, të pestë banues në Tiranë dhe O. H., 23 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll