Aktualitet

Transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 59-vjeçari nga Durrësi

Ky person është kapur duke transportuar me një automjet emigrant, të cilët, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë

13 Shtator 2022, 13:34 Nga A.B
Transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet
Arrestimi

TIRANË- Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Në pranga u vu personi me inicialet H.A, banues në Durrës, duke transportuar me një automjet emigrant, të cilët, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Policia sekuestroi një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Tranzit 14", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Sekuestrohen një automjet, dy aparate celulare dhe 1500 € të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrantë, nga kufiri me Greqinë në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 14”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A., 59 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me një automjet, 14 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll