Aktualitet

VKM për shtesat pa leje, Tomorri: Shkel ligjin! Amnistia më e madhe penale në historinë e vendit

Tomorri deklaron se drejtuesit e IKMT, Këshilli Kombëtar i Territorit, Agjencia Shteterore e Kadastres po shndërrohen në institucione kriminale.

13 Shtator 2022, 14:21 Nga A.B
VKM për shtesat pa leje, Tomorri: Shkel ligjin! Amnistia më e madhe
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri e quan VKM-në për shtesat pa leje si amnistinë më të madhe penale dhe një nga aktet më të paligjshme në historinë e Shqipërisë. Përmes një reagimi zyrtar, Tomorri deklaron se sipas VKM-së, qeveria do konfiskoje ndertimet pa leje permes nje marreveshje blerje me 1 euro nga ndertuesi, pastaj Këshilli Kombëtar i Territorit do të legalizoje shtesën apo ndërtimin duke nxjerrë lejen përkatese. Më tej, ai thotë se nuk është shkruar në asnjë rast në vendim se IKMT apo intitucionet e tjera shtetëore mund të bëjnë kallëzim penal në Prokurori.

Ai vijon duke thënë se: Drejtuesit e IKMT, Keshilli Kombetar i Territorit, Agjencia Shteterore e Kadastres, shnderrohen ne institucione kriminale.

POSTIMI I KLODIAN TOMORRIT:

VKM qe shkel ligjin. Vendimi i qeverise per konfiskimin e ndertimeve apo shtesave pa leje eshte amnistia me e madhe penale dhe nje nga aktet me te paligjshme ne historine e Shqiperise. Sipas vendimit, qeveria do konfiskoje ndertimet pa leje permes nje marreveshje blerje me 1 euro nga ndertuesi, pastaj Keshilli Kombetar i Territorit do te legalizoje shtesen apo ndertimin duke nxjerre lejen perkatese. Institucioni qe konstaton ndertimin apo shtesen pa leje eshte IKMT, i cili pastaj nis procedurat per konfiskimin dhe legalizimin e objektit ne KKT. Ne asnje rast vendimi i qeverise nuk i ngarkon detyre IKMT, apo cdo institucioni tjeter shteteror te beje kallezimin penal ne prokurori.

Shikoni tani. Nga neser me ligj, drejtuesit e IKMT, Keshilli Kombetar i Territorit, Agjencia Shteterore e Kadastres, shnderrohen ne institucione kriminale. Neni 300 i Kodit Penal thote: "Moskallëzimi në organet e ndjekjes penale, në gjykatë, në organet e rendit publik, të pushtetit ose të administratës, i një krimi që është duke u kryer apo që është kryer, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet."

Guxim te madh kane. Firmosni firmosni, behuni kamikaze. Ndoshta sot nuk ju prek njeri, por pas 3 vjetesh jane zgjedhjet dhe nuk dihet si shkon puna. Tani i takon opozites t'u thote te gjithe ketyre me siper qe nuk do te amnistohen, por do te shkojne te gjithe para ligjit. Edhe zyrtaret, edhe ndertuesit qe kane shkelur ligjin. Thojeni, thojeni publikisht. Ah dhe nje gje. Ka nje nen aty ne VKM, qe thote se pas konstatimit te ndertimit pa leje pezullohen menjehere punimet ne objekt. I bieka qe punimet vazhdojne vetem ne rastin kur objekti pa leje vizitohet nga ministri i Brendshem dhe zvkryeministrja si atje tek Liqeni i Thate. Shtet karagjozesh.

Reagimi i Tomorrit vjen pas publikimit të fletoren zyrtare të vendimit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Deri më tani, IMKT ka evidentuar disa ndërtesa të ndërtuara pa leje, për të cilat tashmë pronarët kanë dy mundësi: dhurimin për llogari të shtetit e të mirën publike ose blerjen me çmimin e tregut. VKM-ja e publikuar në Fletoren Zyrtare thekson se brenda 6 muajve do të ngrihet regjistri i pronave të konfiskuara.

Gjoba për ndërtimet pa leje do të jetë sa vlera e punimeve të kryera, por jo më pak se 500 mijë lekë. Fondet e mbledhura depozitohen në thesar dhe do të përdoren për të strehuar qytetarë e familje që shpronësohen për llogari të projekteve. Shpenzimet noteriale mbulohen nga subjekti zhvillues. Deri tani është konfiskuar dy godina, një pallat 9-katësh dhe 1200 m2 ndërtim të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Lufta ndaj ndërtimeve pa leje për qëllim përfitimi u shpall nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili e shpalosi para drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si një nga prioritetet e detyrës së tij. Kreu i qeverisë fajësoi shefat e komisariateve për ngritjen e ndërtesave pa leje në mes të Tiranës, të cilët janë bërë të gjithë nën hetim.

klodian tomorri konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll