Aktualitet

ME VIDEO/ Ekstradohet drejt Spanjës ish drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, momenti kur hipën në avion

Prodani, u kap nga policia më 7 Maj 2022 pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje banesash në Spanjë.

13 Shtator 2022, 14:21 Nga A.B
ME VIDEO/ Ekstradohet drejt Spanjës ish drejtori i Ujësjellës
Alfred Prodani

TIRANË- Është esktraduar drejt Spanjës, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për një sërë grabitjesh, një prej tyre dhe banesa e futbollistit të njohur Karim Benzema. 

Prodani, u kap nga policia më 7 Maj 2022 pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje banesash në Spanjë. Në vitin 2019-të, Dosja.al raportoi denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Prodani, kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari për Dosja.al i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.

alfred prodani

Sondazh

Poll