Politike

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të rrëzuar Ramën! Deputetit të PD-së i thanë, nuk të votojmë dot se na kanë kërcënuar

Duke folur në një takim me qytetarët dhe demokratët e Ersekës Berisha u shpreh se fenomeni i patronazhistëve do marrë fund. Ai si shembull solli rastin e dy motrave që i kishin thënë deputetit të PD-së se nuk të votojmë dot se na kanë kërcënuar.

10 Shtator 2022, 12:18 Nga e.k
Berisha: Do bëjmë gjithçka për të rrëzuar
Sali Berisha

ERSEKË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është zotuar se do të bëjë gjithçka për të rrëzuar Edi Ramën.

Duke folur në një takim me qytetarët dhe demokratët e Ersekës Berisha u shpreh se fenomeni i patronazhistëve do marrë fund. Ai si shembull solli rastin e dy motrave që i kishin thënë deputetit të PD-së se nuk të votojmë dot se na kanë kërcënuar.

Kreu i selisë blu u ndal dhe tek ish-kryedemokrati, Lulzim Basha për të cilin tha se duhet t'i kishte nxjerrë shqiptarët në rrugë pas 25 prillit kundër vjedhjes së votës.

Sali Berisha: Rama mori mbështetje nga universitetet private, e provuan dhe me mua por morën si përgjigje një karton të kuq. Ju garantoj se do të ketë një rritje të madhe rrogash dhe sistemi i patronazhistëve nuk do të jetë më në shkolla. Ne e kemi qëllim madhor rritjen e rrogave dhe i qëndrojmë kësaj., Duhet të bien dakort me fjalën tuaj që duhet të veprojmë, koha është veprim dhe vetëm veprim. PD do të bëjë gjithçka të ja shkurtojë ditët kësaj qeveria dhe ta rrëzojë. Ky i ka vjedhur votën, ka ndërtuar sistemin e patronazhistëve. I shkuan motrat deputetit të PD e i thanë, nuk të votojmë dot se na kanë kërcënuar. Ai që ishte në krye të PD kishte shumë defekte por sidomos që me datë 25 prill nuk nxorrri shqiptarët në rrugë kundër vjedhjes së votës. Ne do të vijmë në pushtet vetëm me votën e lirë. Të vish në pushtet duke përdorur bandat, këta s'ta falim

sali berisha

Sondazh

Poll