Politike

VD-Berisha: Në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës

Duke folur nga Erseka ku po zhvillon një takim me qytetarët Berisha shprehet se vendi ynë ka esportuar rreth 2.5 herë më shumnë se vitin e shkuar produkte serbe ndërkohë që ne sipas kreut të selisë blu kemi eksportuar vetëm plehrat kimike të oligarkëve të Ramës.

10 Shtator 2022, 12:01 Nga e.k
VD-Berisha: Në Beograd po eksportohen plehrat kimike të
Sali Berisha

ERSEKË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Ramën se po përdor Ballkanin e Hapur për të favorizuar importet serbe.

Duke folur nga Erseka ku po zhvillon një takim me qytetarët Berisha shprehet se vendi ynë ka esportuar rreth 2.5 herë më shumnë se vitin e shkuar produkte serbe ndërkohë që ne sipas kreut të selisë blu kemi eksportuar vetëm plehrat kimike të oligarkëve të Ramës.

Sali Berisha: Shikoni çfarë ndodh sot: prodhimi bujqësor në Shqipëri dhe e kam denoncuar me qindra herë po shkatërrohet me shpejtësi të madhe. Isha mbrëmë në Prrenjas. Dhe më tha një qytetar. “Kishim në fshat 400 lopë, kemi disa dhjetëra” tjetri mbushte arkat me kumbulla dhe i hidhte në kanal me radhë sepse atë që s’e bën askush në botë e bën ky me dogmën “Kampioni po pret 1110 vite në dogana!!!” Po çdo vend në botë në kulmin e prodhimeve të veta vë kufi, prit të shesësh të miat! Nëse ne nuk mbrojmë tregun….Prodhimet tuaja kalben, bien, po si e zgjidh Edi Rama këtë?! E zgjidh: “Bujqit po eksportojnë në Beograd!!!’ E dini ju çfarë po eksportohet?! Jua them unë! Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës, se është lista! Është e vërtetë. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta. Fermerët nuk i kanë blerë dot dhe këta i rieskportojnë. Ky është “eksporti shqiptar”. Ne nuk prodhojmë asnjë kilogram ure, as nitrat më kurse importet serbe janë rritur me 250%! Janë rritur me 2,5 herë në një hark kohor dyvjeçar.

 

sali berisha

Sondazh

Poll