Politike

Ultimatumi i Ramës, Lubonja: Nuk rregullohet situata me krimin në 100 ditë, demaskon veten

Gjithashtu ai u shpreh se ekonomia kriminale ka kapur politikën në vend.

9 Shtator 2022, 23:08 Nga F.M
Ultimatumi i Ramës, Lubonja: Nuk rregullohet situata me krimin në 100
Analisti Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për ultimatumin 100 ditësh që i vuri Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Në një lidhje me Skype në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Lubonja tha se krimi nuk mund të ndalet për 100 ditë. Gjithashtu ai u shpreh se ekonomia kriminale ka kapur politikën në vend.

Pjesë nga intervista:

Koordinimi Metës dhe Berishës, do të jetë opozitë që do të lëkundë themelet e mazhorancës?

“Unë shoh këta dy figura janë më të motivuar dhe mbledhin më shumë njerëz dhe i përgjigjen çdo situate,”- tha Lubonja.

“Muaji gusht është muaji i të korrave i atyre që kemi mbjellë ne si shoqëri shqiptare. Ne kemi edukuar një rini që në vend që të punojë dhe një popull që të jetojë me nder, është lëshuar tek të gjitha llojet e trafiqeve për të kaluar më pas tek larjet e hesapeve. Ajo që rregullohet një gjë për 100 ditë, është si puna e fasadave të Ramës. Problemi është shumë i thellë, ka të bëjnë me ekonominë që kemi ndërtuar që është ekonomi kriminale që ka kapur politikën. Pra Rama e di shumë mirë dhe e di që nuk e luftojnë dot, por edhe kanë nevojë për krimin sepse e kanë motivuar më shumë se kushdo tjetër.

“Në 100 ditë të rregullosh situatën e krimin, dhe rikthimi i basteve e demaskon këtë. T’i kërkosh Rrumbullakut të luftosh krimit dhe t’i krijosh hapësira atyre të trafiqeve të drogës dhe t’u thuash se këtu është parajsë për ta është e patolerueshme”, tha më tej Lubonja.

fatos lubonja edi rama

Sondazh

Poll