Politike

Konfirmon Veliajn? Gara për Tiranën, Rama : Lali këtu do jetë për shumë kohë

Rama tha se Veliaj do të jetë aty për shumë kohë, pavarësisht deklaratave të bëra nga Opozita.

9 Shtator 2022, 20:42 Nga F.M
Konfirmon Veliajn? Gara për Tiranën, Rama : Lali këtu do
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar Erion Veliajn si kandidat të Bashkisë Tiranë për një mandate të tretë. Në fjalën e tij në Zall Herr ku dhe dorëzoi çelësat e disa banesave të reja, Rama tha se Veliaj do të jetë aty për shumë kohë, pavarësisht deklaratave të bëra nga Opozita.

“Le t'i thonë Lalit çfarë të duan ata, Lali këtu është e do jetë për shumë kohë. Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t'i kthejë ata në hudhra që mos ta marrin më sysh. Këtu e keni,”- tha Rama.

edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll