Politike

VD-"Ballkani i Hapur", Berisha: Rama në Tiranë po bën gjithçka ta bëjë Shqipërinë pjesë të Jugosllavisë së vjetër

Berisha tha se importet me Serbinë janë rritur ndërsa për eksportet sipas kreut të PD-së Rama eksporton vetëm plehrat kimike të oligarkëve.

10 Shtator 2022, 11:24 Nga e.k
VD-"Ballkani i Hapur", Berisha: Rama në Tiranë po bën
Sali Berisha

ERSEKË- Kryetari i Partisë Demokratike duke folur nga Erseka ku po zhvillon një takim me qytetarët akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se me Ballkanin e Hapur po kërkon ta kthejë Shqipërinë në vasale të Beogradit.

Berisha tha se importet me Serbinë janë rritur ndërsa për eksportet sipas kreut të PD-së Rama eksporton vetëm plehrat kimike të oligarkëve.

Sali Berisha: E vërteta është që ai projekt u pagua me gjak, me sakrifica, të gjithanshme, por shqiptarët ia dolën. Një periudhë kohe të shkurtër, mbreti bëri përpjekje titanike për ta deotomanizuar Shqipëria me qëllim vendosjen në kombet e zhvilluara europiane, por në kundërshtim flagrant me interesat tona kombëtare, në Tiranë instalohet Beogradi gjatë luftës e bëri përpjekje për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të shtatë dhe sot  me efekte shkatërrimtarë për Kolonjën dhe Shqipërinë, ai që është sot në Tiranë, po bën gjithçka për ta shndërruar me Ballkanin e Hapur, Shqipërinë në pjesë të Jugosllavisë së vjetër. Ndodhemi pra, në një moment kritil, Edi Rama e kthen vendin në vasale të Vuçiçit me Ballkanin e Hapur. Mollët tuaja pa kalben në tokë, këtë si e zgjidh Edi Rama këtë, e zgjidh se bujqësit po eksportojnë në beograd. Po eskportohen vetëm plehrat kimike të oligarkëve të Ramës. Me çmime të larta fermerët nuk i kanë blerë dot e këta i eksportojnë. Esportet serbe në Shqipëri janë rritur me 2.5 herë më një hark kohor 2-vjeçar. Prandaj sot Kolonja është në rrezik.

sali berisha

Sondazh

Poll