Politike

VD-Berisha: Rama firmos kontratat korruptive "fap fap fap"! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS

Duke folur në një takim me demokratët në Ersekë kreu i selisë blu u shpreh se dëshmia më e madhe e korrupsionit sipas tij është rruga Korçë-Kolonjë që i është dhënë një ish-deputeti të Partisë Socilaiste.

10 Shtator 2022, 12:05 Nga e.k
VD-Berisha: Rama firmos kontratat korruptive "fap fap fap"!
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po vjedh shqiptarët duke firmosur kontrata korruptive që pasurojnë vetëm atë.

Duke folur në një takim me demokratët në Ersekë kreu i selisë blu u shpreh se dëshmia më e madhe e korrupsionit sipas tij është rruga Korçë-Kolonjë që i është dhënë një ish-deputeti të Partisë Socilaiste.

 

Sali Berisha: Në këto 8 vite ky vend, pasqyra më e qartë është rruga Korçë-Kolonjë. Po ju jap për krahasim dy rrugë. Orikum-Sarandë, 80 km, dhe rrugën Korcë-Kolonjë 40 km. Rruga Orikum-Sarandë, në terren shkëmbor u përfundua në 18 muaj. Rruga Korcë-Kolonjë është nisur në 2013, duhej përfunduar ne 2016, është shpall se përfundon në 2019 u shpall se do përfundojë në 2020 e me radhë. Kjo sepse rrugën Orikum -Sarandë e ndërtoi ai që meritonte, e ratisi që ai që e meritonte ishte një ish ministër Partisë së Punës që kishte një kompani ndërtimi serioze e vet ishte serioz në punën që bëntë. Rrugën Korcë-Kolojnë e mori në dorë ish deputeti i PS. E ky sapo erdhën socialistët në pushtet nuk bën gjë tjetër vetëm ndan para me ta, nëse loti i parë u prokurua me 17 mln euro, 17 km, 4 km loti i dytë me 20 milionë euro. E vijon shtesa se vazhdon vjedhja. As nuk ka tunel as ura të zgjatura. Ai firmos fap fap fap dhe e bën për të pasuruar veten. Në 8 vite rrogat e shqiptarëve janë rritur më pak se sa është rritur inflacioni. Ky ka marrë 500 miliard lekë borxh. Do rriste rrogat e pensionet por jo se do shtrojë rrugë me 20 milion euro kilometri. Shqipëria po bëhet një vend ku nuk jetohet. Përvec grabitjes që u bëhet pasurive kombëtare nga klientela e qeveria së bashku vidhen e shpërdorohen në mënyrë të tmerrshme fondet publike. 1 km rrugë me 22 milionë euro në fushë, një shkollë ndërtohet me 4 milionë euro. Ata që janë inxhinierë e dinë, në botë ka manuale ndërtimi, kanë kostot për të gjitha, për cdo vepër publike. Vetëm Shqipëria ka manualin e korrupsionit dhe hajnisë.

sali berisha

Sondazh

Poll