Politike

VD-Berisha: 250 mijë ton naftë futen kontrabandë! Rama me bordet po vjedh qytetarët

Duke folur nga Erseka ku po zhvillon një takim me qytetarët Berisha tha se Edi Rama e ka kthyer qeverinë në një makineri mashtrimi teksa tha se rreth 250 mijë ton naftë futen kontrabandë në vendin tonë.

10 Shtator 2022, 11:30 Nga e.k
VD-Berisha: 250 mijë ton naftë futen kontrabandë! Rama me bordet
Sali Berisha

ERSEKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi sërish ditën e sotme Bordet e Transparencës pasi sipas tij janë ngritur nga qeveria vetëm me një synim, të vjedhin qytetarët. 

Duke folur nga Erseka ku po zhvillon një takim me qytetarët Berisha tha se Edi Rama e ka kthyer qeverinë në një makineri mashtrimi teksa tha se rreth 250 mijë ton naftë futen kontrabandë në vendin tonë.

Sali Berisha: Serbia nuk mund të matet kurrë me NATO-n. E provoj dhe i thanë gjeneralët zoti president nuk mund të bëhet se për katër orë sulmon NATO. Rama thotë bujqësia po lulëzon kur ju ju kalben mollët. E ka kthyer qeverinë në një fabrikë gënjeshtrash. Makineria e tmerrshme e vjedhjes së qytetarëve. Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga nga xhepat e qytetarëve me rritjen e TVSH 400 milion euro. 250 mijë ton naftë futen kontrabandë në Shqipëri. Jemi një situatë kritike, shqiptarët po braktisin Shqipërinë. 

sali berisha

Sondazh

Poll