Politike

Rama: Irani ka sulmuar mbrëmë sistemin TIMS në Shqipëri

Rama shkruan se vazhdon puna me aleatët që sistemet TIMS të rikthehen në funskion.

10 Shtator 2022, 10:57 Nga e.k
Rama: Irani ka sulmuar mbrëmë sistemin TIMS në Shqipëri
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka akuzuar Iranin se fshihet pas sulmit kibernetik që ka bllokuar sistemin TIMS në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. 

Rama shkruan se vazhdon puna me aleatët që sistemet TIMS të rikthehen në funskion.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama. 

POSTIMI I RAMËS

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.

edi rama

Sondazh

Poll