Politike

Përfiton Shqipëria/ Ndihmë ushtarake për 19 shtete, Yuri Kim: Gjithçka për të forcuar aleatët

Njoftimin e ka shpërndarë ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në një reagim thotë se SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe forcuar aleatët dhe partnerët. 

9 Shtator 2022, 20:29 Nga F.M
Përfiton Shqipëria/ Ndihmë ushtarake për 19 shtete, Yuri
Foto Ilustruese

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka njoftuar në një takim të NATO se SHBA do të mbështesë aleatët dhe partnerët me një paketë financimi ushtarak prej 2.2 miliardë dollarësh. Në paketë përfshihet dhe Shqipërua. Mes aleatëve të tjerë janë: Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Latvia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia si dhe partnerët: Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia dhe Ukraina.

Njoftimin e ka shpërndarë ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në një reagim thotë se SHBA do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur dhe forcuar aleatët dhe partnerët. 

“Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.

Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA. Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re në Ukrainë gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Sondazh

Poll