Politike

VD-Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina

Duke folur nga Erseka, kreu i selisë blu u shpreh se vendi ynë nuk mund të ketë kurrë marrëdhënie të mira me Serbinë për aq kohë sa këto marrëdhënie nuk kalojnë nga Prishtina.

10 Shtator 2022, 11:46 Nga e.k
VD-Berisha: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe nuk janë kurrë
Sali Berisha

ERSEKË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po sillet si pushtues me shqiptarët. Duke folur nga Erseka, kreu i selisë blu u shpreh se vendi ynë nuk mund të ketë kurrë marrëdhënie të mira me Serbinë për aq kohë sa këto marrëdhënie nuk kalojnë nga Prishtina.

Berisha tha se Rama ndjehet afër me Vuçiçijn ndërkohë që sulmon Albin Kurtin.

Sali BerishaÇfarë arritjesh ka që ne ti besojmë këtij njeriu dhe regjimit të tij. Ishim në Bruksel do të na çojë në Beograd. Sot kemi rruogat më të ulëta. Ç’duhet të bëjë tjetër me ne si shqiptarë që ta tolerojmë. Ky po sillet si pushtues me shqiptarët, ndjehet më afër me Vuçiçin se me Albin Kurtin, sepse Kurti nuk pranon projektin Ballkanin e Hapur, projekt mirëfilli anti Shqiptar. Duhet ti jemi mirënjohës që po e kundërshton. Marrëdhëniet shqiptaro serbe nuk janë kurrë të sinqerta nëse nuk kalojnë nga Prishtina. Ndryshe sjellin vetëm atë që ndodhi në Kosovë. Dua t’ju ftoj të angazhohemi me përkushtim në dialog me çdo qytetar vendi është në rrezik, Shqipëria është në rrezik dhe kush thotë të kundërtën të paraqesë argumente. Një vend që po shpopullohet me shpejtësi marramendëse. Një nga faktorët themelor të ekzistencës sonë kanë qenë nënat por kemi më shumë vdekje se lindje. Ky është një fakt i dhimbshëm

sali berisha

Sondazh

Poll