Politike

Paketa e Qeverisë për krizën, Braçe: Po rrogat e zjarrëfikësve? Kanë punë të rëndë e të rrezikshme

Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme.

9 Shtator 2022, 12:46 Nga A.B
Paketa e Qeverisë për krizën, Braçe: Po rrogat e
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas prezantimit të paketës së dytë të qeverisë që përfshinte dhe rritje të pagës minimale dhe të disa profesioneve të tjera. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme.

“Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre. Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura; Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, është reagimi i Erion Braçes në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Ditën e djeshme Qeveria propozoi paketën e dytë të rezistencës sociale ku ndihma ekonomike do të rritet me 10% për familjet në nevojë. Personat me aftësi të kufizuar do t'u rritet paga me 7.5%, me kosto për vitin 2022 në vlerën 188 mln lekë, dhe për vitin 2023 kostoja është 752 mln lekë. Paga minimale rritet me 7% paga rritje e pagës minimale, 34 mijë Lekë +13%, +3,500 Lekë rritja neto nga fillimi vitit 200 mijë punonjës.

erion brace paketa e rezistencës sociale

Sondazh

Poll