Politike

VD-'Skenari' i Alibeajt për t'a nxjerrë nga politika, Berisha: Nuk ka forcë në botë që të thyejë kontratën time

Berisha tha se nuk ka asnjë forcë në botë që mund të thyejë kontratën që ai ka me shqiptarët. 

9 Shtator 2022, 11:51 Nga A.B
VD-'Skenari' i Alibeajt për t'a nxjerrë nga politika,
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme për një skenar që po përgatitet nga grupi i Enkelejd Alibeajt për ta nxjerrë atë nga jeta politike. Gjatë konferencës nga Shkodra, Berisha tha se nuk ka asnjë forcë në botë që mund të thyejë kontratën që ai ka me shqiptarët. 

Pyetje:  Ka një nismë të mazhorancës për një skenar për ta nxjerrë Berishën nga jeta aktive politke dhe për këtë duket se do ketë bekimn e të paktën 17 deputetëve që përfaqësojnë grupin e Alibeajt që po insistojnë dhe në media për të formalizuar dhe konkretizuar këtë nismë.

Sali Berisha: Në politikë Sali Berisha nuk është as nga Edi Rama as nga kurrkush tjetër por nga këta qytetarë, nuk ka forcë në botë që të thyejë kontratën e Berishës me shqiptarët, kjo është gjithçka, nuk ka ligj që mund të dëmtojë atë kontratë, ajo është kontratë për Shqipërinë, për qytetarët. Shkoj në vështirësi në Parlament sepse të shkosh aty dhe të shohësh një njeri që ka të paktën 60 vite burg për vjedhjet që ka bërë, është e vështirë. Por detyrohesh të shkosh. Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll