Politike

VD-Berisha: Rama shpenzoi 30-40 milionë euro për luks, duhet t’i japim fund kësaj vjedhje monstruoze

Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka shpenzuar 30 deri në 40 milionë euro për shpenzime luksi.

9 Shtator 2022, 11:17 Nga A.B
VD-Berisha: Rama shpenzoi 30-40 milionë euro për luks, duhet t’i
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka shpenzuar 30 deri në 40 milionë euro për shpenzime luksi. Gjatë konferencës me gazetarët nga Shkodra, Berisha tha se ai ka shpenzuar edhe 6 milionë euro për satelitët pa tender. Berisha bën thirrje që t'i jepet fund kësaj vjedhje të Qeverisë.

'Qytetarët e Shqipërisë që i ndan vetëm Qafa e Thanës nga ata të Maqedonisë paguajnë më shumë energji, a nuk është ky një shfrytëzim i egër që u bëhet, a nuk duhet të ngrihen në një betejë të pandërprerë të këtij hajduti që ska përgjegjësi në atë që thotë e bën. Çmimi i naftës me 230 lekë, ndërkohe që ka arritur rekord çmimi të ulët në bursë. Shqipëria po zien dhe qytetarët janë të gatshëm të nisin betejën përfundimtare të këtij regjimi që vetëm i vjedh nga mëngjesi në darkë. Kosova rriti ndihmë ekonomike 100%, paketë ndihmë 150 milionë euro ndërkohë që është 2 mln banorë. Qeveria e Kosovës nuk vjedh siç bën Edi Rama me ministrat, u vjedh qytetarëve, më të varfërve. 30-40 milionë euro për luks, 6 milion euro tani që s’kanë asnjë vlerë për satelitët pa tender. Ça ndodhi me këtë tender, sekretari se firmoni dhe e shkarkoi. Duhet ti japim fund sa më shpejt kesaj vjedhje montruoze.'- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll