Politike

VD-'Ne mund t'i rezistonim krizës'/ Rama kapet me administratorin e KonfIndustrisë: Ka shumë folklor, ne s'i mbulojmë dot nevojat tona

Gjergj Buxhuku i tha Kryeministrit se duhen stabilizuar tregjet në vend. Sipas tij, vendi nuk ka varësi nga tregu pasi ka 20% kapacitete në tepricë. Por Rama ia rrëzoi pretendimet.

9 Shtator 2022, 11:27 Nga k.m.
VD-'Ne mund t'i rezistonim krizës'/ Rama kapet me
Edi Rama dhe Gjergj Buxhuku

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është përplasur me kreun e Konfiundustrisë, Gjergj Buxhuku debatuan në lidhje me situatën energjetike në vend. Në takimin e sotëm, Buxhuku i tha Kryeministrit se duhen stabilizuar tregjet në vend. Sipas tij, vendi nuk ka varësi nga tregu pasi ka 20% kapacitete në tepricë. Por Rama ia rrëzoi pretendimet. Në përgjigje ndaj tij kryeministri Rama tha se që Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të përballuar të gjitha nevojat e saj për energji është fakt. Po ashtu të gjitha investimet që pritet të bëhen në vend.

DEBATI NË TAKIM: 

Gjergj Buxhuku është nismëtari dhe Administrator i Përgjithshëm i Konfederatës së Industrive të Shqipërisë (KonfIndustria)

Gjergj Buxhuku: Ne problematikat i kemi tek motori i makinës, të gjitha ndryshimet i kemi tek baza. Ne duhet të kemi kujdes për tregjet strategjike dhe ato më të mëdha në vend. Kam parasysh atë të karburanteve. Çmimet duhet të vihen nën kontoroll, janë të gjitha mundësitë që duke mënjanuar kontrabantën, jo vetëm të përballohet por edhe të dalim me plus. Duhet edhe sigurimi i energjisë elektrike, duhet të ishte punuar më shpejt. Ne nuk kemi lidhje me gazin rus 100%. Ne jo vetëm mund ta përballojmë, por mund të përfitojmë epërsi momentale. Ka ardhur momenti që të përmirësojmë politikat tregëtare. Jemi në prag të anëtarësimit në BE, nuk duhet të nënshkruajmë marrëveshjet që na bvënë para të tjerët. Siç ndodhi kur u anëtarësuam në OBT. Ofensivat 'dumping' janë shumë të ashpra. Serbia psh. nuk është anëtare, jo më kot.

Edi Rama: Dua një përgjigje të krizën

Gjergj Buxhuku: Sistemi energjitik ka kapacitete 20% të instaluara sesa nevoja

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë

Gjergj Buxhuku: Nuk është e pavërtetë. E dyta është fakti që menaxhimi i sistemit ka problematika

Edi Rama: Pse?

Gjergj Buxhuku: I keni të qartë që problemagtikat janë të mëdha.

Edi Rama: Unë mendoj që nga menaxhimit të sistemit ne po i mbijetojmë goditjes

Gjergj Buxhuku: Dakord e lëmë me kaq. Kalojmë në temë tjetër

Edi Rama: Me qëllim të pyeta se ka të ndjerë që na ndjekim sepse ka shumë folklor në këtë temë. Shqipëria nuk prodhon edhe në ditën e saj më të mirë. Nuk ka mundësi që ta prodhojë të gjithë energjinë që konsumon. Nuk është opinion, është fakt i bazuar në shifra. Shqipëria nuk është e pavarur. Ne po bëjmë zbatimin e programit për ta pavarësuar Shqipërinë që të kthehet në eksportues NETO. Ne po ecim me ndërtimin e Skavicës. Mungesa e Skavicës është arsyeja pse nuk jemi të pavarur. Por nuk është e vetmja. Me Skavicën do optimizojmë kaskadën kryesore. Nuk do derdhim ujë nëpër fusha dhe nuk do dalim aq sa dalim se do përdorim ujin e mbledhur gjatë dimrit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm me hidron nuk ia dalim dot. Prandaj po nxisim edhe investimet private. Kemi bërë marrëveshje për dy parqe fotovoltaike. Kemi sjellë dhe dy anije në Vlorë. Për këtë arsye po ecim dhe me projektin e gazit të lëngshëm. Të gjitha këto përfshirë edhe gazsjellësin do na çojnë aty ku disa mendojnë se jemi. Ne kemi naftë të rëndë, zgjidhja është ndërtimi i një rafinerie të re. Ne jemi në proces, por jam optimist se do t'ja dalim. Atëherë do flasim për çmim dhe konkurencë. Të flasësh për kontrabandë masive është opinion edhe ky. Janë populizma që nuk kanë asgjë bazë masive, natyrisht që ka edhe evazion, por ne po punojmë. Na duhet durim dhe kohë që t'i realizojmë pjesët e mozaikut, e të jemi të pavarur. Pastaj le të ketë kriza bota. Nëse vitin e ardhshëm do na vijë lajmi se nafta dhe gazi e gjetur në Shpirag janë komerciale, atëherë pastaj do të flasim për një tjetër Shqipëri dhe fuqi. SHELL po bën të gjithë testet, cilësia është naftë super e lehtë. Problemi është kompercializimi sepse është thellë. Po kontrollohet nëse është sasia e mjaftueshme për të arsyetuar investimin masiv që do të bëhet. Bëhet fjalë për disa miliada euro investim. Kjo është ëndërr e bukur. 

Gjergj Buxhuku: Për të qenë i drejtë deri në fund, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2011 6.5% më shumë sesa ka konsumuar.

gjergj buxhuku edi rama rama me bizneset 9 shtator 2022

Sondazh

Poll