Politike

VD-Rama 'i shqetësuar' për Gjermaninë: Do fikin dritat në rrugë, të kujton Tiranën kur u bëra kryetar bashkie

Edi Rama tha se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën, por shtoi se Shqipëria ka marrë vetëm masën e dy fashove.

9 Shtator 2022, 12:18 Nga k.m.

VD-Rama 'i shqetësuar' për Gjermaninë: Do fikin dritat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet gjetur një normalitet për të kursyer në krizën energjitike, duke u shprehur "i shqetësuar" për Gjermaninë. Në një takim me Dhomën e Tregëtëisë, Rama tha se kriza energjitike ka prekur të gjithë botën, por shtoi se Shqipëria ka marrë vetëm masën e dy fashove. Kryeministri tha se ndryshe nga çdo vend i botës, këtu konsumtatori dhe bizneset e vogla po mbrohen, duke dhënë edhe shembuj nga Gjermania dhe Zvicra.

"Takimi me operatorët për HEC-et e vogla do të bëhet por është dashur pak kohë për t'u përgatitur për këtë takim. Se ju kërkoni diçka që është shumë sipas nesh, por nuk mund që t'ju refuzojmë gjithçka. Kemi punuar për një formulë që besojmë se është e mirë për të dyja palët. Unë insistoj që është koha që të investohet tek energjia diellore, por është më e thjeshtë që të thuash se ta bësh. Natyrisht që kjo e e ka këtë pjesën tjetër por nuk e kemi mundësinë që t'i mbrojmë të gjithë për rritjen e energjisë elektrike. E kuptoj që pishinat duhen ngrohur, dritat duhen mbajtur ndezur, por duhen marrë masa se Gjermani po merr masa të pabesueshme. Do fiken dritat në rrugë, të kujton Tiranën kur u bëra unë kryetar bashkie. Por kjo është koha që jetojmë. Që të kemi një sens kursimi edhe kemi, mund të vijë një moment që nuk e mbajmë dot edhe çmimin,"-tha Rama.

rama me bizneset 9 shtator 2022 kriza energjitike

Sondazh

Poll