Politike

VD-Non grata nga BE? Berisha: Nuk kam informacion, sado të lobojë Rama lokomotiva do ta nxjerrë nga pushteti

Berisha tha se nuk ka asnjë informacion për një vendim të tillë.

9 Shtator 2022, 11:13 Nga A.B
VD-Non grata nga BE? Berisha: Nuk kam informacion, sado të lobojë Rama
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për deklaratën e djeshme të socialistit, Taulant Balla se Berisha do shpallet non grata dhe nga BE. Nga Shkodra, Berisha tha se nuk ka asnjë informacion për një vendim të tillë si dhe paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se 'lokomotiva' e PD-së nuk do ndalet. 

'Nuk kam informacion. BE ka një rezolutë të PE, në të cilën deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk mund të merret me këtë proces gjyqësor. Asgjë nuk e ndalon këtë projekt, ky tren është i pandalshëm, sado të lobojë Rama, kjo lokomotivë do ta nxjerrë atë nga pushteti.'-u shpreh Berisha.

Ditën e djeshme, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga Kuvendi se Sali Berisha do të shpallet non grata dhe nga BE. 

sali berisha

Sondazh

Poll