Politike

VD-'Patronazhistët janë kancer e hajni'/ Berisha: OSHEE është e falimentuar, ka 180 mln euro minus

Berisha i konisderon patronazhistët 'kancer' dhe hajni.

9 Shtator 2022, 11:17 Nga A.B
VD-'Patronazhistët janë kancer e hajni'/ Berisha: OSHEE
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se patronazhistët janë sjellë si terroristë të kuq ndaj shumë qytetarëve. Nga Shkodra, Berisha i konisderoi ato si 'kancer' dhe hajni. Po ashtu, ai zbuloi se sipas një informacioni që i ka ardhur, OSHEE është e falimentuar dhe ka 180 milionë euro minus, nga të cilat 80% janë borxh i administratës.

'Patronazhistët, jo të të gjithë, janë sjellë si terroristë të kuq të vërtetë ndaj qytetarëve, janë kancer i vërtetë i administratës shtetërore, janë hanji nga mëngjesi në darkë. Kam informacione OSHEE është e falimentuar me gjithë gjobat e tmerrshme që u vendos qytetarëve, çmimet stratosferik. Ka 180 milionë euro minus, nga të cilat 80 % borxh i administratës dhe patronazhistët nuk i mbledhin. Këto protesta janë misionin më të madh se të ’91. Atë herë ishte reaksion domino, është e vështirë por e realizueshme, përpjekjet bëhet të mëdha për ta ndaluar. Teza e parë treni nuk ndalet. Mafia e Soros dhe qeverisë tentuan ta ndalin, s’do kishte arritur as në stacionin e parë. Qëllimi s’ishte Berisha por treni.

Ngaqë nuk u ndal arriti në 7 korrik, është në mënyrë të padiskutueshme e shpresës së madhe reale të shqiptarëve. Grupi parlamentar i konsideroj deputet të PD, të tillë janë, nuk bëj deformim. Janë deputetë të shumicës, sidomos 6 marsi e faktoi këtë. Ku bazohet kjo fjalë e imja, këta deputetë janë votuar brenda partisë dhe nga qytetarët. 6 marsi tregoi se ku ishte shumica, deputetët qëndruan në anën e shumicës. PD nuk përjashton, por a përbëjnë një problem? Po. Nëse ti hyn në pazare me qeverinë atëherë ajo të kërkon reston. Sa i përket logos, ia kanë vendosur shqiptarët. Përpjekjet e Ramës do marrin përgjigjen e merituar.'- u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll