Politike

VD-Berisha: Pas 7 korrikut njeriu i vetëm që nuk foli ishte Rama, do i dahet fryma dhe më shumë

Berisha tha se Rama do të mbetet pa frymë pasi do të përballet me një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr.

9 Shtator 2022, 11:23 Nga A.B
VD-Berisha: Pas 7 korrikut njeriu i vetëm që nuk foli ishte Rama, do i
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ishte ai i cili nuk foli pas protestës së 7 korrikut. Gjatë konferencës me gazetarët nga Shkodra, Berisha tha se Rama do të mbetet pa frymë pasi do të përballet me një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr.

'Pas 7 korrikut njeriu i vetëm që nuk foli dot ishte Rama, pse atë merreni me mend vetë. Ai që çdo ditë përgojonte e fliste për 3 javë e harroi fjalën opozitë, do i dahet fryma dhe më shumë. Pa një realitet që nuk e kishte imagjinuar as në ëndërr. Opozita është sot më e fortë se kurrë, ka shumë punë për të bërë por ajo që u arrit e dëshmon atë më të fortë se asnjëherë, nga ky stacion opozita duhet të bëjë gjithçka për t'u shtrirë në majën tjetër'- u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll