Politike

VD-Në garë me Metën për protestat? Berisha: Do koordinohemi me Partinë e Lirisë

Berisha tha se fronti që po organizohet është lëvizja e madhe e shqiptarëve që po bëhet për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. 

9 Shtator 2022, 11:44 Nga A.B
VD-Në garë me Metën për protestat? Berisha: Do koordinohemi
Sali Berisha dhe Ilir Meta

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të jenë në koordinim me Partinë e Lirisë për protesta që do organizohen. Ai u pyet nëse ka një garë mes tij dhe Metës për këto protesta që po paralajmërohen. Berisha tha se fronti që po organizohet është lëvizja e madhe e shqiptarëve që po bëhet për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. 

'Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe të gjithë frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front ishte ai që organizoi 7 korrikun. Ky front do të organizojë lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. Është shumë normale që Partia e Lirisë vendos për protesta. Kudo që bëhen protesta ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo.'- tha Berisha. 

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll