Politike

VD-Nevoja për fuqi punëtore, ministrja e Ekonomisë: Kemi gati bazën ligjore, leja e qëndrimit dhe leja e punës të bëhet me një aplikim

Ministrja Ibrahimaj tha se ka nevoja për fuqi punëtore, ndaj edhe shtoi se qeveria ka bërë gati bazën ligjore për t'u ardhur në ndihmë bizneseve.

9 Shtator 2022, 11:55 Nga k.m.
VD-Nevoja për fuqi punëtore, ministrja e Ekonomisë: Kemi gati
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në fjalën e saj gjatë takimi me Dhomat e Biznesit, ka komentuar shqetësimet e ngritura nga biznesi si dhe zgjidhjet e ofruara nga qeveria për të përmirësuar rritjen e klimës së biznesit. Në fjalën e saj, gjatë takimit të sotëm, ministrja Ibrahimaj tha se ka nevoja për fuqi punëtore, ndaj edhe shtoi se qeveria ka bërë gati bazën ligjore për t'u ardhur në ndihmë bizneseve.

"Sugjerimet më të mëdha kanë qenë për procesin e fiskalizimit. Kjo është reforma më madhorë që adiminstrata ka bërë. Një nga shqetësimet e ngritura nga dhomat e biznesit ka të bëjë me lejet e qëndrimit dhe lejet e punësimit për të huajit. Ne kemi hartuar të gjithë bazën ligjore që do të jetë gati në vitin e ardhshëm, që të mos ketë dy aplikime një për leje qëndrimi dhe një për leje punësimi, por të ketë vetëm një aplikim, pasi sistemet do të ndërthuret. Ligj i ri për arbitrazhet do të ndryshojë dhe shumë shpejt Ministria e Drejtësisë do të nis konsultimet për draftin e ri. Vetëm në vitin e fundit nëpërmjet nismave që kemi marrë, nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore dhe jo tarifore ne kemi arritur të rrisim me 26 milionë euro tregtinë me vendet e Ballkanit të Hapur, pra me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë. 28.5% janë rritur eksportet shqiptare gjatë 6 muajve të parë të vitit me Serbinë dhe 25.6% janë rritur eksportet e produkteve shqiptare ndaj Maqedonisë së Veriut,"-tha Delina Ibrahimaj.

delina ibrahimaj rama me bizneset 9 shtator 2022

Sondazh

Poll