Sport

Reagimi i Giovanni Simeones është epik, ja si reagon kur mëson se skuadra e babait të tij fitoi në fund (video)

Napoli i Luciano Spallettit mposhti Liverpoolin në ndeshjen e parë të Champions League. Djali i madh i trajnerit të Atl.Madrid Cholo Simeone, Giovanni Simeone, shënoi golin e tretë, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij për të luajtur dhe shënuar në Champions League.

8 Shtator 2022, 13:50 Nga DOSJA

Reagimi i Giovanni Simeones është epik, ja si reagon kur mëson se

ITALI- Napoli i Luciano Spallettit mposhti Liverpoolin në ndeshjen e parë të Champions League. Djali i madh i trajnerit të Atl.Madrid Cholo Simeone, Giovanni Simeone, shënoi golin e tretë, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij për të luajtur dhe shënuar në Champions League.

Përveç kësaj, djali i madh i Diego Pablo Simeone la një reagim spektakolar dhe të papërmbajtshëm pasi mësoi për golin e Griezmann që i dha fitoren Atlético de Madrid kundër Porto.

Pas ndeshjes, sulmuesi po jepte intervistën e zakonshme për mediat, teksa në një moment në ekranin e stadiumit “Maradona” shfaqet rezultati që Atletico Madrid ka arritur të shënojë gol në minutat shtesë ndaj Portos.

Menjëherë ‘El Cholito’ nisi të thërriste “Vamos carajo”, duke e festuar golin me gëzim. Kur gazetari italian pa reagimin e lojtarit, i kërkoi të mos e zbulonte rezultatin, pasi ishin ata që do ta bënin së shpejti.

Simeone është përgjigjur se nuk do të thotë asgjë, ndërsa në të njëjtën kohë ka vazhduar të bërtasë “hajde dreqin”.Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet duke marrë edhe shumë reagime nga ana e tifozëve të cilët e kanë përkrahur diçka të tillë.

E.Ç (Dosja.al)

 

napoli simeone

Sondazh

Poll