Sport

VIDEO/ Flamengo fiton dhe siguron finalen e tretë në 4 vite të Copa Libertadores...

Finalja, sfidë braziliane: Athletico Paranaense-Flamengo, ajo do të zhvillohet më 29 tetor në Guayaquil të Ekuadorit

8 Shtator 2022, 11:42 Nga DOSJA

VIDEO/ Flamengo fiton dhe siguron finalen e tretë në 4 vite të

BRAZIL - Ashtu siç pritej, Flamengo është në finalen e Copa Libertadores, pasi eliminoi Velez Sarsfield. Me një avantazh komod prej 4-0, të arritur në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve, klubi brazilian fitoi mëngjesin e sotëm me rezultat 2-1 (me një rikthim), duke garantuar kështu një finale tërësisht braziliane. Mos harroni se Athletico Paranaense dje eliminoi Palma. Për Flamengon kjo do të jetë finalja e tretë në katër vite, pasi ka fituar Copa Libertadores në 2019 me Jorge Jesus.

I rikthyer te ‘Maracanã’ dhe përballë më shumë se 66 mijë shikuesve, Velez kaloi në avantazh nga Lucas Pratto (21’), por sërish në pjesën e parë Flamengo barazoi, për Pedron, që nuk fal, ka shënuar 12 gola në këtë edicion. Në pjesën e dytë, në të 68-tën minutë, Marinho fiksoi fitoren 2-1 të ndeshjes, duke siguruar kështu edhe një vend në finalen e Copa Libertadores, do të zhvillohet më 29 tetor në Guayaquil të Ekuadorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll