Sport

Rotacion ndaj Sampdorias, Pioli studion formacionin për ndeshjen e fundjavës

Milan po përgatitet të përballet me një tjetër fazë të turneut, me synimin për t'i dhënë vazhdimësi fitores në derbi pas gjysmëgabimit në Europë.

8 Shtator 2022, 12:29 Nga DOSJA

Rotacion ndaj Sampdorias, Pioli studion formacionin për ndeshjen e

ITALI- Milan po përgatitet të përballet me një tjetër fazë të turneut, me synimin për t'i dhënë vazhdimësi fitores në derbi pas gjysmëgabimit në Europë. Të shtunën në orën 20:45 kuqezinjtë do të luajnë në Marassi kundër Sampdorias dhe Stefano Pioli tashmë ka nisur të mendojë për formacionin që do të përballet me Sampdorian, me disa ndryshime në formacion.

Në Genoa, Divock Origi mund ta nisë si titullar në vend të Giroud. Angazhimet, nga ana tjetër, janë të shumta dhe disa potencialisht tashmë vendimtare. Në fakt, të mërkurën e ardhshme Dinamo e Zagrebit do të zbarkojë në ‘San Siro’, një ndeshje thelbësore për grupin e Champions League pas barazimit me Salzburgun. Megjithatë, të dielën në orën 18:00, Napoli mbërrin në “San Siro” për një sfidë të nivelit të lartë që mund të thotë shumë për ambiciet e të dyja skuadrave.

Kjo është arsyeja pse Pioli nuk kërkon të mbingarkojë lojtarët. Përveç Origit, nga minuta e parë priten Simon Kjaer dhe  dhe Tommaso Pobega, të cilët kishin qenë titullarë në barazimin 0-0 ndaj Sassuolos.

Një tjetër lajm i rëndësishëm mund të jetë debutimi i Sergiño Dest si titullar, i cili i bëri përshtypje të mirë në 35' minutat e luajtura ndaj Salzburg.Të paprekshëm mbeten Theo Hernandez dhe Leao, si dhe duhet të mbërrijë konfirmimi për Saelemaekers pas paraqitjes së mirë në Champions League. Për trekuartistin mbetet balotazhi i zakonshëm mes De Ketelaere dhe Diaz, me këtë të fundit në një avantazh të lehtë, në pritje të lajmeve për kushtet e Ante Rebic, i cili deri të mërkurën ka zhvilluar stërvitje i diferencuar.

E.Ç (Dosja.al)

milan pioli

Sondazh

Poll