Sport

Juventus në ‘humnerë financiare’! Të dhënat e gjashtëmujorit janë të frikshme, 250 mln konsiderohet humbja e vlerësuar

Juventus regjistron një tjetër bilanc negativ. Për periudhën janar-qershor 2022, humbja kap vlerën 132 milionë euro.

8 Shtator 2022, 12:52 Nga DOSJA

Juventus në ‘humnerë financiare’! Të dhënat e

ITALI- Juventus regjistron një tjetër bilanc negativ. Për periudhën janar-qershor 2022, humbja kap vlerën 132 milionë euro. Duke e shtuar atë në në semestrin tjetër (i cili zgjat nga 31 korrik deri më 31 dhjetor 2021), humbja e përgjithshme do të jetë përafërsisht 250 milionë euro. Në realitet, siç nënvizon Calcio e Finanza, të dhënat duhet të merren parasysh dhe është një tregues i besueshëm se cili është rezultati përfundimtar i Juventusit.

Bordi i drejtuesve do të mblidhet në fund të shtatorit për të miratuar buxhetin 2021/22 dhe me atë rast do të dihet shifra zyrtare dhe përfundimtare. Nëse do të konfirmohej deficiti prej 250 milionë euro, do të ishte një katastrofë për bardhezinjtë dhe më e lartë se ajo e sezonit të kaluar, që ishte 209.9 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

juventus allegri

Sondazh

Poll