Sport

VIDEO/ Hije dyshimi! Pse u ndal mbrojtja e Liverpoolit në golin e dytë të Napolit?

Momenti i golit të dytë të italianëve në minutën e 31-të është rasti i habitshëm që tani të gjithë po e diskutojnë

8 Shtator 2022, 12:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Hije dyshimi! Pse u ndal mbrojtja e Liverpoolit në golin e dytë

ITALI - Liverpool u mposht thellë mbrëmë në transfertë 4-1 nga Napoli, duke e nisur dobët edicionin e ri të Champions League. Mbrojtja e “Reds” mori shumë kritika, të cilat nëse shikojmë ndeshjen, janë plotësisht të arsyeshme.

Momenti i golit të dytë të Napolit në minutën e 31-të është rasti i habitshëm që tani të gjithë po e diskutojnë. Pasiviteti i futbollistëve britanikë është i pajustifikueshëm dhe që ka hedhur hije dyshimesh. Anguissa bëri një pasim të dyfishtë me Zielinskin, por katër futbollistë të Liverpoolit u ndalën, duke mos vrapuar fare dhe duke e lejuar që Anguissa të shënonte. E habitshme, e pa tolerueshme…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll