Sport

Tifozët e dhunshëm të Liverpool-it në Napoli, rrahin çdo kalimtar, personat me motora i rrëzojnë në tokë (video)

Në orët e fundit po qarkullojnë disa video ku shihen disa disa persona, të identifikuar si tifozë të Liverpool, duke sulmuar kalimtarët e rastit.

8 Shtator 2022, 13:27 Nga DOSJA

Tifozët e dhunshëm të Liverpool-it në Napoli, rrahin

ITALI- Në orët e fundit po qarkullojnë disa video ku shihen disa disa persona, të identifikuar si tifozë të Liverpool, duke sulmuar kalimtarët e rastit. Pamjet datojnë mbrëmjen e djeshme, ato janë shkrepur me celular pak kohë pas ndeshjes mes Napolit dhe Liverpool që përfundoi me rezultatin 4-1; Pesë tifozë anglezë janë identifikuar nga policia dhe pozicioni i tyre po shqyrtohet, sipas të gjitha gjasave do të bëhet një ankesë në orët në vijim.

Kujtojmë se skuadra angleze, në prag të ndeshjes, me një tëeet në profilin zyrtar kishte paralajmëruar tifozët që të mos shkonin në qendër të qytetit, sepse ata mund të viheshin në shënjestër të vjedhjeve, grabitjeve dhe sulmeve. Nga ana tjetër, videot duket se tregojnë se ishin britanikët ata që shkaktuan gjithçka.

Një prej tifozëve i del përpara një skuteri që po kalonte dhe e godet atë. Pak çaste më vonë, kur kamera lëviz djathtas, shohim se mjeti është rrëzuar përtokë dhe dy djemtë u ngritën me vështirës. Në vendngjarje ka ndërhyrë ambulanca dhe policia e shtetit. Sa i përket gjendjes së dy të rinjve me skuter nuk shkakton shqetësim.

E.Ç (Dosja.al)

liverpool napoli

Sondazh

Poll