Sport

Onana, debutimi me Interin vlen dhjetë pritje, por Handanovic rikthehet si titullar me Torinon

André Onana ishte ndër lojtarët më të mirë në takimin Inter-Bayern Munich. Portieri nuk zhgënjeu dhe në 90 minuta bëri dhjetë pritje, më shumë se çdo portier tjetër zikaltër në një ndeshje të Champions League që nga 2003/04.

8 Shtator 2022, 12:15 Nga DOSJA

Onana, debutimi  me Interin vlen dhjetë pritje, por Handanovic rikthehet si

ITALI- André Onana ishte ndër lojtarët më të mirë në takimin Inter-Bayern Munich. Portieri nuk zhgënjeu dhe në 90 minuta bëri dhjetë pritje, më shumë se çdo portier tjetër zikaltër në një ndeshje të Champions League që nga 2003/04.

"Jam i lumtur me debutimin, por është e vështirë të jesh i kënaqur përballë një disfate. Përballë kishim një kundërshtar të madh, humbja gjithmonë të mërzit dhe mendoj edhe për ndeshjen kundër Milanit.", tha Onana. Megjithatë, sipas lajmeve të fundit, kundër Torinos të shtunën në kampionat, me shumë mundësi Handanovic do të rikthehet sërish mes portave.

Një menaxhim kurioz, nëse jo konfuz, është ai i trajnerit të Interit: ish-portieri i Ajax nuk u zgjodh për të ndëshkuar sllovenin, një nga më pak fajtorët në humbjen e derbit. Një alternim i rrezikshëm në një nga rolet më delikate në futboll. Nëse Onana nuk mund të luajë dy ndeshje radhazi pas një paraqitje bindëse, në një moment të errët të skuadrës dhe kundër një rivali të madh ... atëherë kur? Sprinti për pronësinë e portës së Interit ka filluar por do të ketë pasoja konkrete vetëm pasi të kapërcehet kjo pavendosmëri teknike.

E.Ç (Dosja.al)

onana handanovic

Sondazh

Poll