Sport

ZYRTARE/ Milan njofton rinovimin e kontratës me mesfushorin, lojtari do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025

E ardhmja e Rade Krunic do të jetë ende kuqezi. Milan njoftoi rinovimin e kontratës së mesfushorit që i skadonte në vitin 2024.

8 Shtator 2022, 13:37 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Milan njofton rinovimin e kontratës me mesfushorin, lojtari do

ITALI- E ardhmja e Rade Krunic do të jetë ende kuqezi. Milan njoftoi rinovimin e kontratës së mesfushorit që i skadonte në vitin 2024. Lojtari së bashku me klubin ka rënë dakord për rinovimin deri më 30 qershor 2025.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rade Krunić deri më 30 qershor 2025.”Tymi i bardhë mbërriti ditët e fundit: klubi kuqezi dhe ish-lojtari i Empolit kanë gjetur mirëkuptim dhe kanë vendosur të vazhdojnë së bashku.

Për momentin Rade Kruniç është ndalur për shkak të një problemi fizik dhe vazhdon procesin e rehabilitimit. Me mbërritjen në verën e 2019-ës, mesfushori boshnjak deri më tani ka shënuar 2 gola dhe 5 asistime në 92 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha kompeticionet.

E.Ç (Dosja.al)

krunic milan

Sondazh

Poll