Sport

250 mijë lek fatura vetëm në Superiore! Komisioni i Disiplinës plas gjobat, vetëm një skuadër merr paralajmërim

Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e plota për ndeshjet e fundjavës që kaloi.

8 Shtator 2022, 11:55 Nga DOSJA

250 mijë lek fatura vetëm në Superiore! Komisioni i

TIRANË-Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet e plota për ndeshjet e fundjavës që kaloi. Partizani e Teuta e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta vendosin logon e sponsorit të kampionatit në fanellën e tyre dhe Disiplina po ashtu e ka bërë të qartë se nuk heq dorë nga koleksionimi i të ardhurave. Dy skuadrat janë dënuar me 50 mijë lek gjobë.

Sjelljet e gabuara të tifozerive janë edhe një penalitet i gabuar për klubet, që detyrohen pothuaj çdo javë të paguajnë një gjobë që nis nga 50 mijë lekë dhe në këtë javë disiplinori ka gjobitur, Kukësin,Tiranën dhe Vllazninë për sjellje të gabur të spektatorëve.

Kështu, në një total prej 5 ndeshjes së një jave të Superiores pesë klube janë penalizuar e shuma e gjobave arrin në 250 mijë lekë. Ndërkohë vetëm Erzeni është paralajmëruar nga disiplinori për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

komisioni i disiplines fshf

Sondazh

Poll