Sport

Graham Potter, i përzgjedhur i Chelseas për të pasuar Tuchel, do të kushtojë 20 milionë!

Trajneri i Brighton ka arritur një marrëveshje verbale me klubin londinez

8 Shtator 2022, 12:03 Nga DOSJA
Graham Potter, i përzgjedhur i Chelseas për të pasuar Tuchel, do
Graham Potter, në stolin e Brighton

ANGLI - Graham Potter. As Pochettino, as Zidane dhe as ndonjë trajner tjetër i lirë.  Chelsea ka zgjedhur trajnerin e Brighton surprizues (13 pikë në gjashtë ndeshje, i katërti në Premierligë) për të zënë vendin ku ulej gjermani Thomas Tuchel deri të mërkurën. Humbja e ‘bluve’ në Champions League ndaj Dinamo Zagrebit ishte shkas që trajneri gjerman i skuadrës londineze të shkarkohej në më pak se një vit e gjysmë pas fitimit të Kupës së Europës.

Sipas mediave të ndryshme angleze, Chelsea tashmë ka një marrëveshje verbale me Potterin, i cili duhet të japë një konferencë për shtyp sot para ndeshjes së Brighton kundër Bournemouth, ku gjithçka tregon se ajo nuk do të mbahet. Tani i takon klubit në pronësi të Todd Boehly që të negociojë përfundimin e kontratës së trajnerit të tyre të ri, diçka që nuk do të jetë e lirë.

Flitet për rreth 20 milionë euro si çmimi i vendosur si klauzolë e largimit të Potter, që do ta bënte atë trajnerin e dytë më të shtrenjtë në histori, pas 25 milionëve që Bayerni pagoi për të liruar Nagelsmann nga kontrata e tij me Leipzig.

Bashkëpronarët e Chelsea, Todd Boehly dhe Behdad Eghbali janë impresionuar me punën e Potter në Brighton, raporton ‘The Times’. Dhe ata nuk ngurruan ta telefononin atë në të njëjtin mëngjes kur morën vendimin për të shkarkuar Tuchel.

‘Sky Sports’ thotë se bisedimet me Potterin ishin të kënaqshme për klubin ‘blu’, i cili nuk ngurroi të bënte gjithçka për nënshkrimin e tij, duke përjashtuar emra të tjerë që po konsideroheshin në kast. Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane, të dy pa punë, si dhe trajneri i Sporting Lisbonës, Rubén Amorim, ishin gjithashtu në radarin e Chelseas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll