Politike

Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, Berisha: Akt gjysmak! U vonua nga lidhjet e fshehta të Ramës me regjimin e ajatollahëve

Me anë të një postimi në Facebook kreu i PD shkruan se ai në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit por kërkesa nuk është marrë parasysh nga  autokrati i Tiranës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

7 Shtator 2022, 18:32 Nga e.k
Shqipëria prish marrëdhëniet me Iranin, Berisha: Akt gjysmak! U
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh  se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, është një akt i vonuar dhe gjysmak.

Me anë të një postimi në Facebook kreu i PD shkruan se ai në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit por kërkesa nuk është marrë parasysh nga  autokrati i Tiranës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

"Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij", shkruan Berisha.

POSTIMI I KREUT TË PD, SALI BERISHA

Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet. Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. sb

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.

irani sulmon shqiperine sali berisha

Sondazh

Poll