Politike

'Hedh topin' tek drejtësia, Rama: Drunjtë e shtrembër tek Policia janë shtuar së fundmi, i nxjerrin 'të pastër' nga Gjykata

Por shtoi se fajin e ka drejtësia që i liron pasi ka mbetur vetëm llumi. Sipas tij, Policia është e detyruar që ta riintegrojë një figurë që ka dalë e pastër nga Gjykata.

7 Shtator 2022, 16:14 Nga k.m.
'Hedh topin' tek drejtësia, Rama: Drunjtë e shtrembër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sistemin e drejtësisë dhe 'pastrimin' e figurave të inkriminuara. Nga Ministria e Brendshme, ku Muhamet Rrumbullaku mori detyrën e tij të re si kryepolic i vendit, Rama e pranoi se "drunjtë e shtrembër" në Polici janë shtuar shumë së fundmi. Por shtoi se fajin e ka drejtësia që i liron pasi ka mbetur vetëm llumi. Sipas tij, Policia është e detyruar që ta riintegrojë një figurë që ka dalë e pastër nga Gjykata.

"Kemi vendosur një raport respekti dhe besimi me Policinë e Shtetit. Ky ështe fakti, ashtu sikundër është fakt që ka drurë të shtrëmbër. Shtrembësia e të cilëve ka rënë në sy sidomos në periudhën e fundit. Ka edhe shumë për të bërë. Pa harruar gjithsesi, se është luftë e përditshme e jona, Policia e Shtetit paguan kusuret e një drejtësie të kalbur dhe të korruptuar. Poshtë aty ku merren vendime të përditshme është e mbytur nga llumi. Sa e sa janë rastet që i numërojnë drejtuesit e Policisë. Janë raste të dhimbshme. Policia ka harxhuar kohë dhe energji. Ka rrezikuar dhe jetën për t'u hedhur hekurat atyre që Gjykatat i kanë rrahur shpatullat. Vrasës, përdhunues. është mirë ta dijnë mirë që edhe ai i paudhi i Himarës nuk duhet të ishte në Policinë e Shteit. AMP e kishte dërguar në Prokurori për t'u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit. Një prokuror u shkarkua nga Vettingu, mbylli çështjen, e zbardhi dhe e futi në trupën Policore. Nuk ka ç'bën tjetër përveçse të të hapë derën kur tjetri del si dhunues dhe del i pastër nga njerëzit e ligjit. Këto nuk janë justifikime, janë fakte. Janë skandale që Policia i riuan si pjeaa dërrmuese e popullsisë që jeton me profesionin dhe me pasionin e punës. Ne i vuajmë për kosto të pamerituara. Ne u angazhuam si asnjëherë më para që ky të ishte sezoni turistik më i pastri dhe më i miri. Nga Veliopja në Sarandë, falë ministres së Turizmit kemi një bregdet pa plehra si asnjëherë më parë. Nuk ka dalë në asnjë media ndërkombëtare si një vend i pistë. Të gjithë e kanë vënë re,"-tha Edi Rama.

edi rama rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll