Politike

Këshilli i Ambasadorëve përshëndet ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin: Të merren masa për forcimin e mbrojtjes

Me anë të një deklarata të bërë publike për mediat KASH shkruan se e kanë përshëndetur këtë ndërprerje si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën digjitale.

7 Shtator 2022, 16:26 Nga e.k
Këshilli i Ambasadorëve përshëndet ndërprerjen e
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

TIRANË- Për prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Iranit ka reaguar Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë. Me anë të një deklarata të bërë publike për mediat KASH shkruan se e kanë përshëndetur këtë ndërprerje si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën digjitale.

NJOFTIMI I PLOTË:

KASH përshëndet ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. I bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse për infrastrukturën strategjike dixhitale.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si përgjigje proporcionale ndaj sulmit kibernetik të organizuar dhe sponsorizuar në nivel shtetëror me objektiv “shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare”.

Përmes këtij sulmi, RIS ka minuar çdo akt dhe parim të së drejtës ndërkombëtare që rregullon raportet mes 2 vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën. Aq më tepër, që sulmi ndaj një vendi anëtar të NATO, përbën kërcënim serioz ndaj të gjithë aleancës, duke e bërë të domosdoshme kundërpërgjigjen proporcionale me rrezikun që kanoset.

Nga ana tjetër, KASH i bën thirrje qeverisë shqiptare që të marrë masa urgjente për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të infrastrukturës digjitale, në dritën e paralajmërimeve të shtuara të NATO dhe BE për potencialin e shumëfishuar të sulmeve kibernetike ndaj vendeve anëtare, veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë të sigurojnë mbikqyrje të plotë të masave të marra nga AKSHI, përpara dhe pas këtij sulmi kibernetik, për mbrojtjen e insfrastrukturës strategjike digjitale të vendit.

Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.

këshilli i ambasadorëve shqiptarë

Sondazh

Poll