Politike

Rama lëvdon Ardi Veliun: Polic me integritet, e la fushën e pastër, nuk ka pasur parcela me kanabis në kohën e tij

Në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Edi Rama tha se Veliu e kishte “fituar” luftën me mbjelljen e kanabisit.

7 Shtator 2022, 16:37 Nga k.m.
Rama lëvdon Ardi Veliun: Polic me integritet, e la fushën e
Pamje nga konferenca e sotme

TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa evidentonte problemet dhe gabimet e Policisë së Shtetit, nuk i ka kursyer lavdërimet për kreun e ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili dikur mbante postin e kryepolicit. Në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Edi Rama tha se Veliu e kishte “fituar” luftën me mbjelljen e kanabisit.

“Kanabisi i paligjshëm nuk ka shans të jetë më në këtë vend. Drejtuesi i mëparshëm i policisë, Ardi Veliu, e la fushën e pastër. Pavarësisht atë çfarë thonin, se kamerat ishin të qarta. Mund të mbillet vetëm me bekimin e shefit të Komisariatit dhe kujt i mbron kurrizin, në këmbim të haraçit se për çfarë mund të jetë ndryshe. Është e pamundur që të mendohet të sulmohen biznese nga ai segment kërcënojnë bizneset. Kjo ndodh vetëm kur kanë bekimin e shefit, ose të shefit të shefit. Këta shefa e kanë vendin në burg. Kush i sheh në rreshtat e parë nuk e kupton më se përse duhet të jetë në radhë të parë të Policisë,”-tha Rama ndër të tjera.

edi rama rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll