Politike

VIDEO/ Kumbaro habit me deklaratën e saj: Kam dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat

Ministrja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up", ku u shprh se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dher kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.

7 Shtator 2022, 17:31 Nga e.k
VIDEO/ Kumbaro habit me deklaratën e saj: Kam dalë e maskuar në
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar sot se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.

Ministrja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up", ku u shprh se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dher kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime. Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagimer në  Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar. Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot. Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

mirela kumbaro

Sondazh

Poll