Politike

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin, Osmani: Ata duhet të përgjigjen për sulmin kibernetik

Me anë të një postimi në Twtter, Osmani shkruan se ata qëndrojnë me qeverinë shqiptare, teksa ka kërkuar nga Irani të përgjigjen për këtë veprimi të paprecedentë.

7 Shtator 2022, 18:11 Nga I.A
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin, Osmani: Ata duhet
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin kibernetik që Irani ka bërë ndaj institucioneve qeveritare dhe shërbimeve online e-Albania më 15 korrik në Shqipëri. Me anë të një postimi në Twtter, Osmani shkruan se ata qëndrojnë me qeverinë shqiptare, teksa ka kërkuar nga Irani të përgjigjen për këtë veprimi të paprecedentë.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik ndaj infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne qëndrojmë me presidentin Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjnë thirrje Iranit të përgjigjet për këtë veprim të paprecedentë”, shkruan ajo.

Reagimi vjen pak pasi Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Nota verbale iu dërgua vendit pas sulmit të muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht për shkak të një sulmi kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

vjosa osmani irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll