Politike

Opozita i kërkoi dorëheqjen pas ngjarjes së Potamit, Kumbaro: Lojë hienash dhe makabritet politik

Duke folur në emisionin e mëngjesit në "Wake Up" Kumbaro tha se si nënë dhe si ministre është ndjerë e tronditur. Minstrja foli dhe për dorëheqjen e kërkuar nga Shoqëria Civile dhe opozita pas ngjarjes. Ajo e quajti kërkesën një lojë hijenash dhe makabritet politik. 

7 Shtator 2022, 17:36 Nga e.k
Opozita i kërkoi dorëheqjen pas ngjarjes së Potamit, Kumbaro:
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka folur ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Potam të Himarës ku efektivi i Policisë Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Duke folur në emisionin e mëngjesit në "Wake Up" Kumbaro tha se si nënë dhe si ministre është ndjerë e tronditur. Minstrja foli dhe për dorëheqjen e kërkuar nga Shoqëria Civile dhe opozita pas ngjarjes. Ajo e quajti kërkesën një lojë hijenash dhe makabritet politik. 

"U ndjeva, tronditja është pak të thuash. Por tronditja jonë nuk vlen aspak para tragjedisë, si nënë dhe si ministre. Mbasi një viti punë për të përgatitur më përpara si çdo herë me gjithë skuadrën e ministrisë, kryebashkiakët që kemi qenë në terren që në shtator të vitit 2021 për të përgatitur sezonin veror që ne përballemi dhe me fluksin më të madh të turistë veështë më shumë se troinditje. Kërkesa për dorëheqje është një manipulim i politikes, një manipulim i keq i politikës me emocionet njerëzore. Sa i përket emocioneve njerëzore unë e kuptoj, sa i përket politikës, më duket makabër, më duket lojë hijenash që të luash me tragjedinë e një familjeje dinjitoze dhe të luash me emocionet kolektive në një moment tragjedie", tha Kumbaro.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. 

mirela kumbaro

Sondazh

Poll