Politike

AFATI nis nga tani! Rama- Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë! Nxirre Policinë nga bataku, telefonatave përgjigjiu, kërkesave jo

Edi Rama i premtoi se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje për emërimet e drejtorëve në qarke, duke i kërkuar që të bënte punën e tij më së miri.

7 Shtator 2022, 16:43 Nga k.m.
AFATI nis nga tani! Rama- Rrumbullakut: Ke 100 ditë kohë! Nxirre
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë 100 ditë afat Muhamet Rrumbullakut për të bërë punën e tij në Policinë e Shtetit. Rama do rezultate dhe për këtë i ka vendosur pika kyçe specifike drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij, Rama i premtoi se nuk do të ketë asnjë ndërhyrje për emërimet e drejtorëve në qarke, duke i kërkuar që të bënte punën e tij më së miri.

"Zoti drejtor i Policisë brenda 100 ditësh Policia e Shtetit duhet të dalë nga kjo vrimë ku është zhytur. Mbështetjen politike do ta keni dhe ju, e kam bërë edhe me ju bisedën para se të merrni detyrën. Telefonatave keni detyrë t'i përgjigjeni, por kërkesave jo, nga kushdo që të vijë. Vetëm në ditën kur të marrë në telefon për të ndërhyrë, ju do të keni të drejtë të bëni shërbime të kësaj natyre. Policia Rrugore duhet të ikin nga pritat, makina inteligjente e bëjnë punën. Policia Rrugore duhet që të largohet nga të gjitha pritat. Struktura e Krimit ekonomik në Policinë e Shtetit më është absurdja dhe më jo eficentia dhe më kokëforta përballë çdo ndryshimi që është bërë. Ka kaluar nga parazitizmi, tek krimi banditesk. Ky është fundi që shyqyr e kemi kapur në fillim bashkëpunim me agjensitë e tjera ligjzbatuese duhet të jenë maksimale. Kam besim që ky lidership i ri, me kryepolicin e ri, me drejtuesin e ri të AMP dhe të IMT, e të tjerët që do të zgjidhen nga drejtori i përgjithshëm dhe vetëm nga ai do të hapë një kapitull të ri të barazisë para ligjit. Çka thashë me operacionin me katet dhe shtesat është i rëndësishëm dhe mesazh shumë i qartë për të gjithë. Ditën që cilindo emër që asociohet me mua apo me qeverinë do të vihet përballë drejtësisë, unë do jem i gëzuar. Cilido emër! Si dita me natën, në raport ku ishim, dhe si nata me ditën, me atë ku duam të jemi. Tani forca përpara, drejt pa u lodhur për të bërë natën ditë që e nesërmja të jetë më e mirë për Policinë e Shtetit. Ishte një fjalë që ka nisur të shkruhet çdo ditë që nga momenti kur mora vesh fatkeqësinë e madhe në Himarë,"-tha Edi Rama.

edi rama muhamet rrumbullaku rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll