Politike

Rama ngre njësinë e re policore: Do e quajmë Jonada, do kontrollojë sigurinë e bregdetit

Në një deklaratë në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se kjo njësi do e marrë emrin Jonada, në nderim të vogëlushes 7-vjeçare që u vra nga efektivi Arjan Tase në Potam.

7 Shtator 2022, 16:19 Nga f.m;i.a
Rama ngre njësinë e re policore: Do e quajmë Jonada, do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijojnë një njësi speciale policore për të monitoruar aktivitetet ujore në vend. Në një deklaratë në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se kjo njësi do e marrë emrin Jonada, në nderim të vogëlushes 7-vjeçare që u vra nga efektivi Arjan Tase në Potam. Po ashtu ai ka theksuar se ministritë dhe institucionet që kanë kompetenca në det nuk duhet të mbivendosen e të përplasen por të gjendet një zgjidhje për kontrollimin e mjeteve ujore.    

"Një rrjet i tërë vrojtuesisht në plazhe, u mirëorganizua dhe si asnjë vit më parë, falë punës me Policinë e Shtetit si asnjë sezon më parë, por duhet ta pranojmë sot që zhvillimi i shpejtë i trafikut ujor na ka vënë në vështirësi me shtimin e mjeteve ujore. Nuk e kemi në kulturë as masën dhe mënyrën e përdorimit. Përdoruesit e mjeteve të ujit janë shfaqur thuajse të gjithë si shkelës rregullash. Nuk janë qenë në lartësinë e duhur, sidomos në bregdetin Jon, ku është më problematike, për shkak të thellësisë afër bregut, kjo gjë solli dhe tragjedinë. Prandaj dhe nëndrejtimin e zëvendëskryeministres ka nisur punë për një reform strukturore për të gjithë që merren me detin, deti deri vonë ka qenë i vdekur, edhe gomardaret kanë qenë në monatarium. Është një lëmsh, 6 ministri e 7 institucione që kanë kompetencat në det, mbivendosen e përplasen me njëra-tjetrën, kjo gjë duhet të marrë fund. Duhet fuqizuar roja bregdetare. Do krijojmë një njësi special policore që do ta quajmë Jonada që do monitorojë të gjitha aktivitetet ujore," tha Rama.

edi rama rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll