Politike

'Zhvillimi nuk vjen pa fatkeqësi'/ Vrasja e Jonadës në Potam, Rama: Kur s'kishte makina, s'kishte as aksidente....

Por shtoi se me zhvillimin, shtohen edhe fatkeqësitë, duke u justifikuar se me zhvillimin e sportit të motorëve të ujit, ndodhi dhe tragjedia. 

7 Shtator 2022, 16:24 Nga k.m.

'Zhvillimi nuk vjen pa fatkeqësi'/ Vrasja e Jonadës në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 7-vjeçares në Potam, Jonada Avdiajt. Por shtoi se me zhvillimin, shtohen edhe fatkeqësitë, duke u justifikuar se me zhvillimin e sportit të motorëve të ujit, ndodhi dhe tragjedia. 

"Hallin me mjetet e ujit e kanë edhe vende që kanë shumë eksperiencë në kurriz. Por do ngre një pyetje të rëndësishme, në cilin vend zhvillimi ka ardhur pa fatkeqësi. Sa aksidente rrugore kishte kur nuk kishte rrugë? Asnjë këtu nuk do të thotë më shumë se gishtat e dorës. S'kishte makina atëherë. Po makinat e mira dhe të shpejta, përse e rritën numrin e fatkeqësive në rrugë? Të shkruash ligje nuk mjafton. Duhet këmbëngulje, durim dhe kohë. Kultura nuk ngrihet sa një pallat, por edhe pallati do disa vite për t'u ngritur. Për ta ndërtuar kulturën e ligjit duhet ta mishërojnë njerëzit e ligjit. Në rastin e drejtësisë, do na duhet të paguajmë me dhimbje. Figura e oficerit të Policisë duhet të mishërojë ligjin. Ky është fat që kemi zbritur numrin e fatkeqësive rrugore,"-shtoi Rama.

edi rama vrasja e te mitures ne himare rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll