Politike

Rama: Ardi Veliu preu 'drutë' e shtrembër në Policinë e Shtetit, ndëshkoi 12 shefa e 1 drejtor

Rama tha më tej se në total, deri në muajin qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje. 

7 Shtator 2022, 16:11 Nga F.M
Rama: Ardi Veliu preu 'drutë' e shtrembër në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'lëvduar' punën e ish-drejtorir të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu që aktualisht është në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në fjalën e tij në prezantimin e drejtorit të ri Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se puna e Veliut ka rezultuar e sukseshme pasi ne vetëm 6 muajsh, ka ndëshkuar 12 shefa komisariatesh e 1 drejtor. Rama tha më tej se në total, deri në muajin qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje. 

"Përfitoj nga rasti ta them që falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesional të vendosur të AMP-së nga drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë, vetëm nga janari e deri në qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje. 12 të ndëshkuar janë ish-shefa komisariatësh dhe madje një drejtor. Prerja e druve të shtrembër është pjesë e pandalshme dhe ky është një standart i ri,"- tha Rama ndër të tjera. 

edi rama

Sondazh

Poll